Arrestohet personi i tretë nga incidenti në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

Maqedonia

Arrestohet personi i tretë nga incidenti në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 14:06
Maqedoni

Policia ka arrestuar edhe personin e tretë i cili posedonte pistoletë në incidentin te sheshi “Skënderbeu” gjatë kohës së protestave kundër “propozimit francez” javën e kaluar.

Nga MPB thonë se bëhet fjalë për A.R. i cili ka pranuar veprën.

Policia më herët ka arrestuar edhe dy persona të cilët kanë poseduar armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat