“Tradhtarë, të degjeneruar”, deputeti maqedonas i vë flakën propozimit francez

Maqedonia

“Tradhtarë, të degjeneruar”, deputeti maqedonas i vë flakën propozimit francez

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 21:18
Jovan Jauleski, i ka vënë flakën propozimit francez.

Deputeti maqedonas i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, në seancën plenare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ditën e sotme i ka vënë flakën propozimit francez.

Ky gjest i tij u mirëprit dhe u duartrokit nga ana e deputetëve të opozitës.

Para veprimit të tij edhe deputeti tjetër opozitar, Dragan Kovacki në fjalimin e tij shumë herë iu drejtua deputetëve të maxhorancës me fjalët “tradhtarë, të degjeneruar, nuk meritoni të quheni maqedonas”.

Më pas tentoi të djegë dokumentin që po diskutohet sot, i cili bazohet në propozimin francez, por dështoi me çakmakun e tij.

Ndërkohë pas këtyre veprimeve, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndërpreu punimet dhe njoftoi se do të diskutojnë sërish nesër.

Pamjet KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat