Trajanov: Nuk është koha për ta rrëzuar Qeverinë

Maqedonia

Trajanov: Nuk është koha për ta rrëzuar Qeverinë

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 16:29
Pavle Trajajov

Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajajov i pyetur nga deputetët e opozitës nëse propozim konkluzionet e tij nuk pranohen a do ta lëshon Qeverinë u përgjigj shkurt se “tani nuk është koha për ta rrëzuar Qeverinë”.

Trajanov gjatë fjalimit shpalosi qëndrimet e tij mbi propozimin francez, konkluzionet e shumicës parlamentare dhe konkluzionet e tij posaçërisht ndaj qëndrimeve unilaterale mbi gjuhën maqedonase.

Trajanov tha se propozim kornizat janë kompromis i asaj që e propozon LSDM dhe asaj që e propozon OBRM-PDUKM.

Dhe se është bazë për arritjen e një konsensusi minimal për tekst integral të Kuvendit në vendimin për propozimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat