Najçevska: Të njejtin fjalim që e tha në Kuvendin e Maqedonisë, Von der Leyen le t’a thotë edhe në Bullgari

Maqedonia

Najçevska: Të njejtin fjalim që e tha në Kuvendin e Maqedonisë, Von der Leyen le t’a thotë edhe në Bullgari

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:05
Mirjana Najçevska

Analistja maqedonase e çështjeve politike, Mirjana Najçevska ka reaguar ndaj fjalimit të mbajtur ditë më parë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kuvendin e Maqedonisë.

Najçevska ka kërkuar që von der Leyen ta thotë të njejtin fjalim ne parlamentin bullgar që të binden qytetarët në vërtëtësinë e atij fjalimi.

“Tani, le ta lëmë Ursula von der Leyen të shkojë në Parlamentin bullgar dhe të thotë të njëjtën gjë që tha në maqedonisht! Pasi kreu i KE-së pretencoi në Parlamentin e Maqedonisë se gjuha që flitet në vend është maqedonase, do të jetë pa fusnota, se të gjithë respektojnë identitetin dhe çështjet historike nuk janë kusht për negociatat e Maqedonisë me Unionin”, ka deklaruar Najçevska.

Kujtojmë se propozimi francez po kundërshtohet nga partitë opozitare maqedonase të cilët nuk pranojnë asnjë pikë nga propozimi, që sipas tyre asimilon popullatën në bullgarizëm.

Si formë revolte ndaj propozimit francez, tashmë e disa ditë radhazi janë organizuar dhe protesta kundër qeverisë aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat