Ambasadori i BE-së, David Geer prezent në seancën parlamentare për propozimin francez

Maqedonia

Ambasadori i BE-së, David Geer prezent në seancën parlamentare për propozimin francez

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:57
Ambasadori i BE-së, David Geer

Kuvendi i Maqedonisë në ditën e tretë me radhë ka filluar diskutimin për Informacionin për përmbajtjen e propozim kornizës negociuese për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, të propozuar nga Presidenca Franceze me Këshillin.

Në seancën e sotme i pranishëm është edhe ambasadori i BE-së David Geer.

Ndryshe, debati në dy ditët e fundit u zhvillua në një atmosferë të tensionuar.

Opozita bëri zhurmë gjatë fjalimeve të deputetëve të shumicës qeveritare, si dhe pati edhe konflikte verbale dhe akuza të ndërsjella mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

Vuvuzelat dhe zhurma e opozitës maqedonase nuk mungoi as sot përderisa në foltore folën deputetë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat