Mickoski flet pas miratimit të propozimit francez

Maqedonia

Mickoski flet pas miratimit të propozimit francez

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 14:26
Hristijan Mickoski

Kreu i partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski ka foluar në press konferencë për media pas votimit të propozimit francez.

Ai tha se propozimi francez është tradhëti ndaj popullit maqedonas e cila nuk do të kalojë aq lehtë.

Nëse do ishte puna aq e lehtë për Maqedoninë, nuk do ruheshin nga policia. Ne do të fitojmë do ta gjejmë rrugën më të mirë. Dua me gjithë krenari ti falenderohem popullit që doli çdo ditë në rrugë për të demostruar dashurinë për këtë vend, aty kishte maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, boshnjakë dhe gjitha etnitë tjera, ata treguan se çka mendojnë për propozimin francez ku pas gjitha presioneve dhe sulmeve nga policia ky popull nuk u ndal. Maqedoninë do ja kthejmë qytetarëve, do të ju tregojmë mënyrën se si do ta bëjmë atë. Kjo tradhti nuk do të kalojë aq lehtë, për disa vite do duhet ta shohin popullin në sy se si tradhtuan, goditën Maqedoninë dhe këta do të përgjigjen sepse në vend të mbajnë anën e popullit ata zgjodhën anën e tradhtisë, Bujar Osmani ka agjendë tjetër, ai ka punuar për interesa të tjetër kujt”, deklaroi Hristijan Mickovski.

Propozimi francez u miratua sot me gjithsej 68 vota pro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat