Votuan propozimin francez/ Presidenti i KiE mirëpret vendimin e Maqedonisë së Veriut: Një hap vendimtar drejt BE-së!

Maqedonia

Votuan propozimin francez/ Presidenti i KiE mirëpret vendimin e Maqedonisë së Veriut: Një hap vendimtar drejt BE-së!

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 15:22
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për pranimin e propozimit francez.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Michel thotë se votimi është vendimtar për maqedoninë e Veriut dhe për BE-në.

Ai shprehet se e ardhmja e unionit është bashkë me Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Michel në Twitter:

Votimi i sotëm hap rrugën për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme. Një hap vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe për BE-në. E ardhmja jonë është bashkë dhe ju mirëpresim krahëhapur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat