Rritja e rasteve me Covid-19, RMV aktualisht mbetet zonë e sigurtë

Maqedonia

Rritja e rasteve me Covid-19, RMV aktualisht mbetet zonë e sigurtë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Gati 80% është rritur numri i rasteve të reja me Covid 19 në Maqedoni, por Komisioni për sëmundje ngjitëse nuk mendon se duhet të futen masa të reja shtenguese.

Këtë vendim e përshendet edhe infektologu Aliriza Osmani pasi që sipas tij qytetarët pa nevojë vijnë në spital dhe bëjnë panik, raporton Klan M.

Komisioni rekomandoi dyfishimin e testeve për Covid 19.

Ndërsa infektologu Osmani rekomandon që “mjekët amë më shumë të angazhohen rreth pacientëve dhe mos t’i dërgojnë menjëherë qytetarët në spital” deklaroi Aliriza Osmani, infektolog.

”Ndërsa duke marrë parasysh përqindjen e të hospitalizuarve, përqindjen e shtretërve të lirë në spital si dhe numrin e rasteve të të sëmurëve rëndë dhe vdekjeve nga Covid-19, është konstatuar se RMV-ja ndodhet në një zonë të gjelbër me kapacitete të mjaftueshme për pacientët me Covid-19. Rritja e numrit të rasteve të reja është 79,9 për qind. Për momentin, Komisioni nuk rekomandon masa të reja shtrenguesve por apelon qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre, të shmangin vizitat në dhoma të mbyllura dhe pa ajrosje, përveç rasteve kur është urgjente dhe në ato raste rekomandohet vendosja e maskës mbrojtëse mbajtja e distancës”, tha Aliriza Osmani.

Kujtojmë se rastet me Covid-19 kanë shënuar rritje në mbarë rajonin, ndërsa në disa vende të botës ka filluar vendosja e masave restriktive për mbrojtje nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat