“Na u bënë patare o u plaçin sytë”/ Pas miratimit të propozimit francez, Ahmeti dhe Bushi ia marrin këngës me çifteli!

Maqedonia

“Na u bënë patare o u plaçin sytë”/ Pas miratimit të propozimit francez, Ahmeti dhe Bushi ia marrin këngës me çifteli!

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 18:01
Ahmeti dhe Bushi

Miratimi i propozimit francez nga Maqedonia e Veriut është pritur mirë nga mazhoranca në Shkup.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe zëvendësministri i brendshëm i Maqedonisë, Nazim Bushi e kanë pritur vendimin me këngë.

Ahmeti dhe Bushi kanë publikuar një video në rrjetet sociale teksa këndojnë një këngë kundër Serbisë.

“Na u bënë patare o u plaçin sytë, po i ndez serbët e po shkon çetnikë,”-janë disa prej vargjet e këngës.

Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi fuqishëm e angazhuar në realizimin e këtij pikësynimi për të zhbllokuar rrugën e integrimit bashkë me partnerët e koalicionit qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat