Apasiev: Anëtarët e partisë “E majta”, janë në ndjekje policore pa ndonjë arsye konkrete

Maqedonia

Apasiev: Anëtarët e partisë “E majta”, janë në ndjekje policore pa ndonjë arsye konkrete

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 20:10
Dimitar Apasiev

Kryetari i partisë maqedonase, E majta, Dimitar Apasiev, sot në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga Oliver Spasovski po tenton të bëjë ndjekje policore kundër anëtarëve të partisë së tij.

“Një numër i madh i anëtarëve kryesorë të partisë janë thirrur në stacione policore për gjoja krime të kryera”, thotë Apasiev.

“Sot (e dielë), anëtarët kryesorë të Komitetit Qendror të së Majtës, ushëheqës të degëve lokale dhe këshilltarë komunalë në mbarë Maqedoninë, nga policë të uniformuar, u thirrën nga shtëpitë e tyre në stacionet e policisë për krime të supozuara, pa specifikuar se për cilin krim bëhet fjalë !? Pra, mendoni seriozisht se do të na frikësoni? Duket se ende nuk e dini se me kë keni të bëni”, ka shkruar Apasiev.

Kujtojmë se gjatë tri ditëve debat në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mbi propozimin francez, Apasiev ka krijuar një sërë situatash të pakëndshme konflikti me kolegë te tij nga LSDM dhe me kryetarin e parlamentit, Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat