Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, pritet deri në një orë për hyrje në Maqedoni

Maqedonia

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, pritet deri në një orë për hyrje në Maqedoni

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore të Maqedonisë, brenda dhe jashtë zonave urbane është rritur.

Në venkalimin kufitar Bogorodicë pritja për dalje nga vendi është rreth 30-40 minuta, ndërsa në vendkalimin Tabanovcë për hyrje në Maqedoni pritet nga 40 minuta deri në një orë.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” bëjnë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të përshtatin shpejtësine e lëvizjes me kushtet e rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat