Mjeku Beqarovski tregon simptomat që kanë personat e infektuar me variantin Omicron BA-5

Maqedonia

Mjeku Beqarovski tregon simptomat që kanë personat e infektuar me variantin Omicron BA-5

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 17:34
Niko Beqarovski

Mjeku Niko Beqarovski përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka shpjeguar disa nga simptomat e para të variantit të virusit korona i cili është aktualisht aktiv.

Mjeku paralajmëron se “diarreja, të përzierat dhe të vjellat janë shumë shpesh simptoma e parë që ju jeni të infektuar me variantin Omicron BA-5”.

Siç thekson mjeku Beqarovski në statusin e tij në Facebook, rreth 50% e pacientëve me këtë lloj, herët a vonë në rrjedhën e sëmundjes manifestojnë sindromën gastroenterokolitike.

“Prandaj, këtë verë, kur shfaqen këto simptoma, “mos fajësoni menjëherë ushqimin që keni ngrënë atë ditë por shmangni kontaktin me të moshuarit dhe anëtarët e sëmurë të familjes për disa ditë”, ka shkruar doktor Beqarovski.

Theksojmë se rastet me Covid-19 në vend, vazhdimisht javëve të fundit kanë shënuar rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat