Lokalizohen të gjitha zjarret në Maqedoni

Maqedonia

Lokalizohen të gjitha zjarret në Maqedoni

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Zjarri i cili prej dy ditësh ka shpërthyer në kodrat malore në mes të fshatit Budinarci dhe Mitrashinci të Berovës është vënë nën kontroll pasditen e djeshme në orën 17:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), ekipet dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në shuarjen e zjarrit janë kthyer në baza, ndërsa ekipet e pylltarisë “Maleshevë” – Berovë qëndrojnë në detyrë në terren.

Me një postim në Facebook, DMSH njofton se gjatë ditës së sotme do të kryhet kontroll në terren.

Dje në orët e pasdites është riaktivizuar zjarri në deponinë e mbeturinave ndërtimore në afërsi të vendit Ralova Çukës në fshatin Oçipalë të Dellçevës, i cili është lokalizuar mbrëmjen e së premtes.

Gjatë pasdites së djeshme për shkak të temperaturave të larta ka shpërthyer zjarr në deponinë “Vardarisht” përballë Ndërmarrjes Publike “Lajka” në Shkup, i cili është shuar me dy automjete zjarrfikëse, ndërsa është djegur edhe deponia “Treshtena Skala” në Shtip, ku kanë ndërhyrë zjarrfikësit me dy cisterna me ujë dhe ekskavator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat