LSDM: Mickoski e pranoi, farsa e referendumit nuk ka mbështetje as nga opozita

Maqedonia

LSDM: Mickoski e pranoi, farsa e referendumit nuk ka mbështetje as nga opozita

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Hristijan Mickoski sot ka pranuar se ai dhe Dimitar Apasiev janë vetëm dhe të izoluar kundër BE-së. Mickoski konfirmoi se farsa e tij për referendum, i cili është për përdorim të brendshëm në OBRM-PDUKM, nuk e ka përkrahjen as nga partitë tjera opozitare, thuhet në reagimin LSDM ndaj qëndrimeve të shprehura nga lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase.

Sipas LSDM-së, “Mickoski me shumë naivitet përpiqet që arsyet e problemeve në radhët e partisë së tij dhe opozitës t’ia bartë dikujt tjetër, por për këtë duhet të shikoni veten”.

Nga LSDM theksojnë se çdo gjë që ka thënë Mickoski ka dalë e kundërta”

“Nuk ka as bullgarizim, as asimilim, negociatat me BE-në i kemi filluar me gjuhë të pastër maqedonase dhe identitet të ruajtur. Askush nuk është fajtor për Mickoskin që ka gënjyer qytetarët, anëtarët e tij dhe partitë tjera”, thuhet në deklaratën e partisë së LSDM-së.

Mickoski sot theksoi se, përveç koalicionit qeverisës, kundër deklaratës për referendum për propozimin francez, ka edhe parti opozitare që janë të instaluar nga pushteti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat