Kovaçevski: Nderojmë viktimat e tërmetit katastrofik, nga rrënojat lindi Shkupi si sinonim i solidaritetit

Maqedonia

Kovaçevski: Nderojmë viktimat e tërmetit katastrofik, nga rrënojat lindi Shkupi si sinonim i solidaritetit

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 11:26
Dimitar Kovaçevski

Dita e sotme që e shënojmë 59-vjetorin e tërmetit katastrofik në Shkup, është datë e regjistruar në memorien e qytetit të solidaritetit, porositi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me rastin e shënimit të përvjetorit të tërmetit të Shkupit që ndodhi në vitin 1963.

“Në ditën e sotme të vitit 1963, më saktë në orën 17:17, zemra e Shkupit ndaloi për pak kohë. Tërmeti katastrofik mori shumë jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Por me punën dhe sakrificën e qytetarëve të Shkupit dhe miqve nga e gjithë bota që në mënyrë të pakursyer e shtrinë dorën, nga rrënojat lindi një Shkup i ri. Shkupi, i cili është bërë sinonim i solidaritetit, koloritit etnik dhe arkitektonik, i një shpirti të ri, modern kozmopolit. Ky është kodi i vërtetë i qytetit”, thuhet në postimin e kryeministrit Kovaçevski në Facebook.

Kryeministri Kovaçevski porositi se 26 korriku është përkujtues i detyrës tonë që gjeneratave të reja t’ua përcjellim dashurinë dhe sakrificën me të cilat ndërtohej dhe zhvillohej qyteti, por edhe t’ua lëmë amanet asnjëherë të mos i harrojnë viktimat e tërmetit të cilët sot i nderojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat