“Ballkani i Hapur”, vijon mbledhja e grupeve punuese në Tiranë

Maqedonia

“Ballkani i Hapur”, vijon mbledhja e grupeve punuese në Tiranë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:54
Mbledhja e grupeve punuese në Tiranë

Koordinim i detajuar për përballimin e përbashkët të krizës, si pasojë e mungesës së ushqimit dhe energjisë elektrike, si dhe rreziqet e zjarreve gjatë verës, janë temat që priten të diskutohen sot nga delegacioni i Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë gjatë vizitës së tyre ne Shqipëri, gjegjësisht në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë në Tiranë, udhëhiqet nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ku marrin pjesë edhe ministrat e Ekonomisë, Shoqërisë Informative dhe Administratës, Bekteshi dhe Aliti, si dhe zëvendësministrat e Financave dhe Bujqësisë.

Përfundimet e takimit duhet të shpallen në një konferencë për shtyp.

Ndryshe, theksojmë se delegacioni i Maqedonisë së Veriut ka theksuar se shtetet e Ballkanit të Hapur do ti tejkalojnë së bashku krizat globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat