Pjesëtarë të ARM-së do të dërgohen për stërvitje në Gjermani

Maqedonia

Pjesëtarë të ARM-së do të dërgohen për stërvitje në Gjermani

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Qeveria në mbledhjen e sotme të 65-të me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, mori vendim për dërgimin e 134 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “SABER JUNCTION 22”.

Stërvitje do të mbahet në Gjermani.

Kjo do të realizohet në periudhën prej 28 gusht deri më 21 shtator të vitit 2022.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar edhe Informacioni i Ministrisë së Mbrojtjes për hyrje dhe qëndrim të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për realizimin e stërvitjeve për evakuim të njerëzve në kushte të vështira malore”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat