Najçevska: Varhelyi kritikon vetëm Maqedoninë, asnjëherë Bullgarinë

Maqedonia

Najçevska: Varhelyi kritikon vetëm Maqedoninë, asnjëherë Bullgarinë

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:45
Mirjana Najçevska.

Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi deklaroi dje se djegia e dokumenteve në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut nga opozita maqedonase, kishte kaluar çdo limit.

Ai kritikon opozitën maqedonase për siç tha ai, mos pasjen e ideve të politikave moderne dhe evropiane, pasi veprimet e tyre kishin lënë shije të hidhur tek Komisioni Evropian.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar njohësja e çështjeve politike, Mirjana Najçevska.

Ajo e ka quajtur eurokomisarin si person të njëanshëm i cili vazhdimisht kritikon Maqedoninë ndërsa asnjëherë Bullgarinë.

“Po ky Varhelyi, pse asnjëherë nuk tha asnjë kritikë për Bullgarinë, po vetëm për Maqedoninë? Po flas, për kritika brenda kornizave të objektivitetit dhe standardeve evropiane”, është shprehur Najçevska.

Poashtu, Varhelyi potencoi se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së është i pastër ndërsa rrugëtimi i Maqedonisë varet nga ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat