LSM paralajmëron radikalizmin e grevave, nesër do të bllokohet hekurudha Shkup – Gjevgjeli

Maqedonia

LSM paralajmëron radikalizmin e grevave, nesër do të bllokohet hekurudha Shkup – Gjevgjeli

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Punëtorët e fabrikës “Kolska” në Veles, të cilët janë pjesë e sektorit publik, nesër do të bllokojnë trafikun hekurudhor përmes një proteste që do të fillojë në ora 07:30 në stacionin hekurudhor të Velesit.

“Velesi ose më mirë “Kolska” do të shprehi revoltën kundër qëndrimit mospërfillës të pushtetarëve për problemet me të cilat ballafaqohen këta njerëz”.

“Forma të tjera të shprehjes së pakënaqësisë së punëtorëve lidhur me kërkesat e grevës së përgjithshme, kërkesat e punëtorëve dhe grevistëve në periudhën e ardhshme do të jenë gjithnjë e më të shpeshta”, thuhet në kumtesën e LSM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat