Xhaferi kujton rastin me Gruevskin: Ishte dikur njëri që nxiste provokime, por nuk do të lejoj më të përsëritet rasti i njejtë

Maqedonia

Xhaferi kujton rastin me Gruevskin: Ishte dikur njëri që nxiste provokime, por nuk do të lejoj më të përsëritet rasti i njejtë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 14:35
Xhaferi kujton rastin me Gruevskin

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët komentoi debatet e ashpra në Kuvend me opozitën, konkretisht “zënkën” që kishte dje me koordinatorin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski.

Xhaferi duke e përmendur “ballafaqimin” me Nikolla Gruevskin në Kuvend në vitin 2018, tha se nuk do të lejojë që më të ndodh një gjë e tillë, informon Tv21.

“Për procedurale, le të qëndrojnë në vend si çdonjëri. Do të kërkoj fjalën, do ta merr fjalën. Nuk mundet askush të del në foltore pa i dhënë fjalën. Dalin para meje dhe debatojnë me mua jashtë foltores. Ishte një që u ngjit lartë dhe më hodhi ujë. Këtë e kam thënë edhe atëherë dhe e përsërisë, ishte i pari dhe i fundit. Nëse duan të provokojnë një gjë të tillë, unë ju kam thënë atë fotografi nuk do ta shihni më kurrë. Nëse dikush mendon se do të më provokojë duke u ngjitur lartë te vendi im që unë të vendos pastaj sigurim për dalje, e atë këngë nuk do të këndoje askush derisa jam unë kryetar Kuvendi”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferi, në takimin e sotëm theksoi se nuk bëhen përgatitje për zgjedhje të parakohshme, duke rikujtuar opozitën se për të pasur zgjedhje të reja duhen të ketë edhe qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat