Gjorgiev: Afatet i vendosin politikanët, Komisioni ka principet e veta

Maqedonia

Gjorgiev: Afatet i vendosin politikanët, Komisioni ka principet e veta

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 21:49
Dragi Gjorgiev

Protokolli është një dokument politik mes dy qeverive se si ata e shohin përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, tha profesor Dragi Gjorgiev për “Telma”.

“Komisioni punon me ritmin e vet dhe ne e njohim mirë njëri-tjetrin si dhe sa mund të punojmë. Rutina do të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për punën tonë, që të mos ndjejmë shumë presion për shkak të Protokollit”, thotë bashkëkryetari nga pala maqedonase në Komisionin e përbashkët maqedonas-bullgar për Çështje Historike dhe Arsimore, Gjorgiev.

Sipas tij, interesi është më i madh dhe kushtet janë të ndryshme.

“Protokolli krijoi një polarizim në shoqërinë maqedonase dhe e gjithë kjo e bën qëndrimin e Komisionit të ndryshëm. Nëse ju kujtohet, në Protokollin e parë, me një retorikë shumë të rëndë dhe komanduese, thuhej nga politikanët bullgarë të përfundoni këtë e atë. Ato afate do të vendosen gjithmonë nga politikanët. Ne kemi parimet tona. Politikanët punojnë sipas një logjike tjetër, kurse ne shkencëtarët sipas një logjike tjetër”, shtoi ai.

Gjorgiev tha se kanë përgjegjësi ndaj opinionit, por sërish primar për ta është integriteti akademik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat