Sedat Sulejmani: Nga informacionet që i kemi në terren, fitojmë bindshëm

Maqedonia

Sedat Sulejmani: Nga informacionet që i kemi në terren, fitojmë bindshëm

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 19:55
Sedat Sulejmani

Sedat Sulejmani nga Lëvizja Besa në konferencë për shtyp ka folur rreth procesit zgjedhor që sot u zhvillua në Tetovë.

Ai tha se nga informacionet e tyre që i kanë nga terreni, fitojnë bindshëm.

“Tani, fillon procesi i numërimit, bëj apel deri te të gjithë komisionarët dhe vëzhguesit që të jenë të kujdesshëm në numërimin e votave për arsye që të mos shtrembërohet vullneti i tetovarëve. Sa i përket informacioneve që i kemi ne në terren, fitojmë bindshëm, por megjithatë, me ardhjen e informacioneve nga kutitë e votimit në ora 21.00 do të kemi dhe një pres konferencë ku së bashku do ta festojmë fitoren”, tha Sulejmani.

Ai shtoi se nuk kanë evidentuar parregullsi të mëdha, megjithatë tha se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, së bashku me disa funksionarë tjerë, e kanë shkelur heshtjen zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat