Dashtevski: Ka pasur 127 ankesa për zgjedhjet e pjesshme lokale

Maqedonia

Dashtevski: Ka pasur 127 ankesa për zgjedhjet e pjesshme lokale

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 21:12
Aleksandar Dashtevski

Sot janë mbajtur zgjedhjet e pjesshme lokale në Maqedoninë e Veriut, pas shpërndarjes së përbërjes së kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për gjithë procesin, ka folur kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

“Gjatë ditës kemi pasur 127 ankesa për të drejtën personale të votimit, prej tyre 113 janë pranuar, ndërkaq janë refuzuar 6. Në Mavrovë dhe Rostushe gjithsej 37 ankesa, janë pranuar 29 dhe janë refuzuar 3. Tetovë gjithsej 43 ankesa, janë pranuar 38 dhe refuzuar 2. Qendër Zhupë 47, janë pranuar 46 është refuzuar 1”, ka thënë Dashtevski.

Vendvotimet janë hapur dhe mbyllur sipas rregullit dhe në kohë të caktuar. Gjatë procesit nuk janë paraqitur probleme gjatë procesit të votimit. Të drejtë vote kanë pasur 84.072 qytetarë të komunës së Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat