Ndërroi jetë edhe shoferi, tre viktima nga aksidenti i djeshëm në Kërçovë

Maqedonia

Ndërroi jetë edhe shoferi, tre viktima nga aksidenti i djeshëm në Kërçovë

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm në Zajaz të Kërçovës.

Jetë ka ndërruar shoferi i veturës Golf, 78-vjeçari me iniciale A.I. Informacionin për TV21 e kanë konfirmuar nga SPB-Ohër.

Ndryshe, nga aksidenti i njëjtë ndërruan jetë dy pasagjerët e veturës golf, 54-vjeçarja me iniciale T.V. nga Tetova dhe 75-vjeçarja me iniciale S.C., gjithashtu nga Tetova.

Aksidenti ka ndodhur në ora 09:15, ku një automjeti i tipit “Mercedes”, që po drejtohej nga 58-vjeçari M.I. u përplas me veturën “Golf”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat