OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit: Menjëherë zgjedhje të parakohshme

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit: Menjëherë zgjedhje të parakohshme

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:49
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM në një reagim mëngjesin e sotëm thotë se kryeministri Dimitar Kovaçevski duhet të japë dorëheqjen dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nga kjo parti thonë se me zgjedhjet e djeshme në Tetovë, është delegjitimuar pushteti aktual.

“Fitore e dyfishtë në Tetovë, Kovaçevski të jep dorëheqje, zgjedhje të parakohshme menjëherë. OBRM-PDUKM e mposhti LSDM-në, ndërsa BESA e mposhti BDI-në në Tetovë.

Koalicioni qeverisës nuk ka legjitimitet për të vazhduar drejtimin e vendit. Populli tha qartë se LSDM dhe BDI janë të kaluara. Presim që Kovaçevski ta pranojë humbjen dhe të japë dorëheqjen menjëherë. Zgjidhje janë vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat