Vazhdojnë kolonat në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Vazhdojnë kolonat në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në VK Tabanoc pritja është rreth një orë për dalje dhe hyrje dhe në VK Bogorodica pritja është rreth 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonime për hyrje dhe dalje nga vendi.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Nga data 18.08.2022 deri më 12.09.2022, do të ndërpritet komunikacioni nga ora 09:00 deri në ora 15:30 në rrugën Ohër – Resnjë nëpërmjet Galiçicës për shkak të punimeve ndërtimore (asfaltimi). Punimet do të kryhen vetëm në ditë pune.

Nga data 09.08.2022 deri më 26.08.2022, komunikacioni është ndërprerë nga ora 10:00 deri në 16:00 për shkak të punimeve ndërtimore (asfaltimi) në udhëkryqin e drejtimit rrugor Mavrovë – Galicnik R-2238. Punimet kryhen vetem ne dite pune.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçicë, është e hapur për qarkullim deri më datë 01.10.2022 për automjete me peshë deri në 3.5 tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat