Ziadin Sela do të jep dorëheqje nga posti i kryetarit të ASH-së

Maqedonia

Ziadin Sela do të jep dorëheqje nga posti i kryetarit të ASH-së

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 18:35
Ziadin Sela

Ziadin Sela sot do të jep dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë Aleanca për Shqiptarët.

Media mëson se dorëheqja e tij do të jetë e parevokueshme.

Dorëheqja e Selës nga të gjitha postet në ASH vjen si pasojë e humbjes së kësaj partie në zgjedhjet e fundit, të cilat kanë shkaktuar pakënaqësi brenda organeve partiake.

Pas dorëheqjes së Selës Aleanca për Shqiptarët do të mbajë Kuvend Qendror në të cilin do të zgjedhin ushtrues detyre kryetar të partisë, ndërsa më pas do të mbajnë edhe kongresin partiak ku do të zgjidhet kryetar i ri i partisë.

Theksojmë që Sela në mars të këtij viti u rizgjodh kryetar i ASH-së me mbështetje të shumicës së delegatëve, ndërsa nuk kishte asnjë kundërkandidat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat