Avionët amerikanë B-52 nesër do të fluturojnë mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Avionët amerikanë B-52 nesër do të fluturojnë mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Pjesë e forcës ajrore amerikane në Evropë dhe Afrikë, nesër në orën 14:35 do të fluturojnë mbi Shkup, me dy avionë ushtarakë të tipit B52.

Nga Ministria e Mbrojtjes njoftojnë thonë se avionët do të demonstrojnë aleancën e fortë në NATO dhe se të njëjtit përfaqësojnë garantues për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

“Për të treguar përkushtimin dhe garantimin e sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve të NATO-s, Forcat Ajrore Amerikane gjatë ditës përveç mbi qiellin e Maqedonisë, do të kryejnë fluturime edhe mbi Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Fotoreporterët e interesuar do të mund të ndjekin fluturimet nga Kalaja e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat