Mijallkov sot duhet të fillojë vuajtjen e dënimit në burgun e Strugës

Maqedonia

Mijallkov sot duhet të fillojë vuajtjen e dënimit në burgun e Strugës

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 14:46
Sasho Mijalkov

Sasho Mijalkov, i dënuari me 3 vite burg dhe i fundit nga ata që e pranuan fajësinë në rastin “Perandoria”, sot (22 gusht) duhet të shkojë në burgun e Strugës dhe të fillojë vuajtjen e dënimit, pasi është shfrytëzuar vonesa për arsye shëndetësore.

Pasi që ka të drejtë edhe për dy javë vonesë, sdk.mk i është drejtuar Gjykatës Themelore të Ohrit, nëse e ka kërkuar një gjë të tillë.

“Nuk ka ndryshim, personi për të cilin po pyesni duhet të paraqitet të hënën në burgun e Strugës për të filluar vuajtjen e dënimit”, na thanë nga Gjykata.

Më 19 gusht, sipas postimeve në rrjetet sociale që u raportuan edhe në media, ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (UBK) Mijalkov ka festuar lindjen e mbesës së tij në një festë në hotelin “Marriott” në prani të shumë njerëzve, figurave publike dhe të biznesit në vend.

Mijalkov u dënua më 8 korrik. Ai u pajtua të pranojë fajësinë me prokuroren Lile Stefanova nga PThP për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa nga një gjykatës në Gjykatën Penale të Shkupit u dënua me 3 vjet burg, i cili vuhet vetëm natën, në ndonjë nga repartet e hapura të burgjeve, në Strugë, Shkup, Strumicë dhe në burgjet tjera ku ekziston ky opsion. Në një kohë rekord, Mijalkov më pas paraqiti kërkesë në MPB për ndryshim të adresës dhe menjëherë ka marrë adresë të re në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat