Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar zjarr në hapësirat e ish-hotelit “Kristal”

Maqedonia

Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar zjarr në hapësirat e ish-hotelit “Kristal”

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Zjarri ka shpërthyer në hapësirat (dhomat) e ish-hotelit “Kristal”. Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin nga ora 21:30 deri në ora 22:30 me një ekip dhe një automjet të zjarrfikësve, informoi sot Qendra rajonale për menaxhim me kriza – Kumanovë.

Deri më tani edhe në disa raste është djegur objekti i ish-hotelit “Kristal”, që gjendet në qendër të qytetit.

Ish-hoteli “Kristal” është një prej objekteve më përfaqësuese në Kumanovë, i cili është në falimentim më shumë se një dekadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat