Komunikacioni në Maqedoni, në Tabanoc pritet rreth gjysmë ore

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, në Tabanoc pritet rreth gjysmë ore

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth gjysmë ore.

Ndërkohë që në vendkalimet tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata se sa kryerja e formaliteteve doganore.

Nga LAMM gjithashtu njoftojnë se komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata.

LAMM u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e trafikut, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat