Arrestohet një kontrabandist i emigrantëve në Maqedoni

Maqedonia

Arrestohet një kontrabandist i emigrantëve në Maqedoni

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Sot në orën 02:40 pas mesnata, në rrugën “Marshall Tito” në Shtip, policia ka arrestuar 31-vjeçarin A.G nga Shkupi, i cili me furgonin e tij “Iveco” me targa të Shkupit, ka transportuar 26 persona, emigrantë nga Siria, Pakistani, Egjipti dhe India.

Siç njoftojnë nga MPB, pasi është ndaluar furgoni, shoferi dhe emigrantët kanë tentuar të ikin, por janë parandaluar.

“Shoferi është mbajtur në stacion policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në qendrën transite Vinojug në Gjevgjeli.

Pas dokumentimit të rastit do të pasojnë kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat