Gjykatës Kushtetutuese në RMV i mungojnë gjyqtarë, shteti mund të hyjë në krizë kushtetuese

Maqedonia

Gjykatës Kushtetutuese në RMV i mungojnë gjyqtarë, shteti mund të hyjë në krizë kushtetuese

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Mbi 40 lëndë që deri më tani nuk kanë marrë shumicën e nevojshme, janë në pritje të përbërjes së plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Kur do të vazhdojë puna e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, për Televizionin Shtetëror të Maqedonisë thotë se ajo di po aq sa opinioni.

Ajo nuk ka pasur kontakte dhe informacione shtesë pas takimit me kreun e shtetit në maj, pas të cilit vetëm njëri prej kandidatëve për gjyqtarë kushtetues kaloi Komisionin parlamentar.

“Këta tre muaj janë shpresa e fundit për qytetarët se shteti, pra Kuvendi, do t’i qaset seriozisht këtij problemi, i cili dëmton jo vetëm punën e Gjykatës Kushtetuese, por dëmin më të madh e pësojnë qytetarët nga pritja dhe zvarritja e proceseve. Për tre muaj skadon mandati i gjyqtares, Vangelina Markudova, dhe nëse gjyqtarët nuk zgjidhen deri në dhjetor, shteti do të hyjë në krizë kushtetuese”, thotë për TVM kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.

Gjykata Kushtetuese, e cila ka rolin e kontrollit të ligjeve, akteve dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, do të jetë jofunksionale.

Dhe situata në Gjykatën Kushtetuese po bëhet alarmante.

Përveç kësaj, po vijnë iniciativa të reja të cilat u caktohen gjyqtarëve dhe kështu ngarkesa e tyre rritet, shton Kacarska.

Komisioni parlamentar deri më tani ka përcaktuar vetëm Fatmir Skenderin si kandidat nga mazhoranca.

Propozimi i opozitës për Rodna Zhivkovskën nuk kaloi dhe seanca e fundit u ndërpre pas një diskutimi dyorësh. Mbetën të pashqyrtuara kandidaturat e prokurorit aktual Ljubomir Joveski, të Tanja Vasiq Bojaxhieva, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, të dy kandidaturat të propozuara nga shumica, pastaj të profesorit universitar Savo Klimovski, gjyqtarit në pension Branko Sekulovski, prokurorit Todor Vitlarov, të gjykatëses Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Ohri, i propozuar nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat