Protesta para EVN-së, banorët e Haraçinës dy ditë pa rrymë

Maqedonia

Protesta para EVN-së, banorët e Haraçinës dy ditë pa rrymë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 12:55
Pamje nga protesta

Para zyrave të EVN-së në Shkup po mbahet protestë nga banorët e Haraçinës të cilët tash e dy ditë janë pa energji elektrike.

Qytetarët kërkojnë takim me autoritet e kompanisë EVN. Ata ankohen edhe për fatura të larta të energjisë elektrike.

Në protestë është prezent edhe kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.

Para mediave ai tha se ka dalë në protestë për ta përkrahur popullin.

“Kërkojmë urgjentisht që EVN të merr nën udhëheqjen e duhur edhe komunën tonë. Është e padrejtë ky imponim i vazhdueshëm i problemit me rrymën elektrike. Është e papranueshme që në ditët të sotme qytetarët të ballafaqohen me padrejtësi të madhe. Nuk e di i kujt është qëllimi që të eskalojë kjo situatë”, tha mes tjerash Ridvan Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat