MPB Maqedoni: Është zgjidhur problemi, punonjësit e MPB-së do të kenë sigurim

Maqedonia

MPB Maqedoni: Është zgjidhur problemi, punonjësit e MPB-së do të kenë sigurim

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme i kanë quajtur dezinformata njoftimet se një pjese të punonjësve të MPB-së nuk i janë paguar kontributet.

Nga MPB thonë se bëhet fjalë për një rast individual, për të cilin në bashkëpunim me Fondin Shëndetësisë dhe Drejtorinë e Ardhurave Publike po punohet që sa më shpejtë të zgjidhet.

“Në lidhje me konferencën për shtyp të një prej sindikatave në Ministrinë e Brendshme, informojmë opinionin se për të gjithë punonjësit e MPB-së janë paguar kontributet brenda afateve të përcaktuara me ligj, por është shfaqur problem gjatë paraqitjes së personit të cilit i janë paguar kontributet e sigurim social në mënyrë retroaktive dhe i cili është rikthyer në punë me vendim gjykate pasi i është ndërprerë më herët marrëdhënia e punës”.

“Ministria e Brendshme ka marrë menjëherë masat për zgjidhjen e problemit dhe në koordinim me Fondin e Shëndetësisë dhe DAP, problemi do të tejkalohet në kohë sa më të shpejt. Apelojmë që të mos përhapet dezinformata në opinion”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat