Edhe shtatë automjete të reja si donacion nga Republika Çeke

Maqedonia

Edhe shtatë automjete të reja si donacion nga Republika Çeke

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 12:52
Kjo nuk është hera e parë që shteti çek po bën donacion për institucionet e Maqedonisë së Veriut

Sot në qendrën policore në “Gjorçe Petrov”, përfaqësues të MPB-së në krye me ministrin Spasovski dhe zv.drejtorin e BSP-së, Arif Asani, morën pjesë në donacionin e shtatë automjeteve të reja për nevojat e repartit për operacione speciale policore pranë Byrosë për Siguri Publike të MPB-së

Ky furnizim është zbatuar në përputhje me marrëveshjen për donacion të mjeteve finansiare nga Republika Çeke dhe përbëhet nga: pesë vetura “Shkoda Kodiaq” me vlerë 9,863,000 euro dhe dy vetura për transport dhe shpërndarje të shpejtë “Renault Master”.

Vlera e tyre është prej 4,399,322 denarë.

Kjo nuk është hera e parë që shteti çek po bën donacion për institucionet e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat