Shumica e këshillit në Tetovë, flet Bilall Kasami

Maqedonia

Shumica e këshillit në Tetovë, flet Bilall Kasami

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 15:29
Bilall Kasami

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp tha se janë shumica e Këshillit komunal në Tetovë do të bëhet pas shtatorit, gjegjësisht pas mbajtjes së seancës së parë konstitutive.

I pyetur se me kënd do ta bëjë shumicën, Kasami tha se do të bisedojnë me këshilltarët e të gjitha partive politike.

“Fillimisht për shkak se janë edhe në pushimet verore, shumica e këshilltarëve nuk janë edhe këtu, dmth pas shtatorit kur certifikohet edhe seanca e parë konstituive e këshillit, do të ulemi me të gjitha partitë politike dhe të flasim për shumicën e re.

Ne jemi të gatshëm me të gjithë këshilltarët të bashkëbisedojmë për ofertën tonë, për programin tonë”, tha mes tjerash Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat