Bujar Osmani sot raporton për punën e tij dy vjeçare në MPJ

Maqedonia

Bujar Osmani sot raporton për punën e tij dy vjeçare në MPJ

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 12:22
Bujar Osmani

Shefi i politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të mbajë konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Siç njofton MPJ, Osmani do të raportojë para mediave dhe opinionit për aktivitetet në dy vitet e para të mandatit të tij (2020-2022) si shef i diplomacisë.

Ndër aktivitetet që pritet të përmendet nga Osmani, është dhe arritja e marrëveshjes me shtetin bullgar, me ç’rast u miratua dhe propozimi francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se punën e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, opozita maqedonase e ka cilësuar si politikë tradhëtare sepse po bën kompromise dhe marrëveshje duke vendosur në pikëpyetje identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat