Në Bogorodicë, pritje deri në gjysmë ore për dalje nga Maqedonia

Maqedonia

Në Bogorodicë, pritje deri në gjysmë ore për dalje nga Maqedonia

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 10:29
Bogorodicë

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 20-30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sipas informacioneve nga AMSM, qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është mesatar.

Nga data 18 gusht deri më 12 shtator 2022 do të ndërpritet qarkullimi nga ora 09:00 deri në ora 15:30 në rrugën Ohër – Resnjë nëpërmjet Galiçicës për shkak të punimeve ndërtimore (asfaltimi).

Punimet do të kryhen vetëm në ditë pune.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat