Deponia në qytetetin e Kërçovës shkakton probleme, qytetarët ankohen për erën e keqe

Maqedonia

Deponia në qytetetin e Kërçovës shkakton probleme, qytetarët ankohen për erën e keqe

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 20:41
Kërçovë

Era e keqe e cila vjen nga deponia e krijuar në hapësirat e ndërmarrjes Komunale të Kërçovës nuk i lë banorët e lagjes “Konjski Livadi” të marrin frymë lirshëm.

Deponia është 200 metër afër lagjes dhe gati dy vite banorët nuk mund të hapin as dritaret për të ajrosur ambientet e tyre.

Ata nuk mund ta shijojnë as kafen në ballkonin e tyre, sepse era e keqe ndjehet kudo.

Nikolla Pejovski banorë i lagjes i fton përgjegjësit që lejuan që të krijohet kjo deponi të pijë nga një kafe bashkë në ballkonin e tij dhe kështu do ta vërejnë se në çfarë ere dhe atmosfere jetojnë ata.

“Para 2-3 vitesh të gjithë mendonim së është punë kaluese por ja pasi që kaluan tanimë 3 vite këtu kemi një erë të madhe të keqe ku ne në këtë lagje nuk mund të hapim as dritaret për të ajrosur, e as që bëhet fjalë për të dal që të pimë kafe në ballkon, dhe më keq është në mbrëmje. Nga vetë dritaret dhe ballkonet e shohim depononin që po ndodh në shekullin 21 në mes të qytetit tonë”, thotë për Tv21nNikolla Pejovski.

Ai thotë se disa herë kanë kërkuar nga autoritet që të largohet deponia por ja që hasin në vesh të shurdhër.

Kërkuam përgjigje nga NP “Komunalec” – Kërçovë, nga atje thonë se po merren masa për largimin e saj, dhe se duhet pak kohë për zgjidhjen e këtij problem .

“Në premanencë jemi duke i bartur ata mbeturina, kemi kontratë për furnizim publik më një kompani Jehoni-Trans dhe vazhdojmë t’i bartim. Kohëzgjatja e bartjes nuk është e përcaktuar në kontratë, sepse në permanencë edhe sillen mbeturina, p.sh nëse brenda ditës largohen 100 ton, diku te 35 deri në 40 ton sillën. Ajo po zbrazet dita ditës, shpresojmë që sa më shpejtë të pastrohet ajo deponi sepse nuk është e shëndetshme as për ne që çdo ditë jemi dhe punojmë aty”, thonë nga NP”Komunalec” Kërçovë.

Informacionet e TV21 mësojnë se këto mbeturina po dërgohen në deponinë Rusino.

Kjo nuk është deponia e vetme e krijuar në Kërçovë, ka edhe deponi të tjera të cilat sapo pastrohen pas një periudhe krijohen sërish.

Kujtojmë se muaj më parë banorët e Osllomesë u ngritën në këmbë për të parandaluar hedhjen e mbeturinave në hapësirat e TEC Osllomesë, gjë që për një periudhë e la komunën pa zgjidhje me mbeturinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat