Furgoni mbeti i bllokuar nga shirat e rrëmbyeshëm në Shkup, evakuohen pasagjerët

Maqedonia

Furgoni mbeti i bllokuar nga shirat e rrëmbyeshëm në Shkup, evakuohen pasagjerët

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 20:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Stuhia që goditi Shkupin pasditen e sotme shkaktoi shumë dëme. Oborre e bodrume të përmbytura, rrugë përplot me ujë, degë e pemë të thyera, biznese dhe vetura të dëmtuara.

Bulevardi “Goce Dellçev” në nënkalimin e sheshit “Skënderbeu” ishte plot me ujë dhe një furgon plot me pasagjerë mbeti i bllokuar në ujë. Për fat të mirë, zjarrfikësit janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë evakuimin e pasagjerëve.

Përmbytje ka edhe në nënkalimin pranë “Hotel Continental”, si dhe janë përmbytur edhe bodrumet dhe garazhet e “East Gate Mall”.

Bashkia e Shkupit për shkak të stuhisë ka thirrur Shtabin e Emergjencave Civile, ku janë ende diskutuar për masat që do të ndërmerren pas stuhisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat