Mariçiq: Nëse do të mbahet referendumi, pyetja duhet të jetë nëse jeni pro anëtarësimit në BE

Maqedonia

Mariçiq: Nëse do të mbahet referendumi, pyetja duhet të jetë nëse jeni pro anëtarësimit në BE

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 20:19
Bojan Mariçiq

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, konsideron se çështja e referendumit është serioze dhe i vjen keq që OBRM-PDUKM e hapi atë në një mënyrë të tillë.

“Nuk është një përballje pushteti me opozitën, por përse do të viheshin qytetarët në një situatë të tillë? Partia më e madhe opozitare nuk pati guximin dhe pati mundësinë të votonte kundër Marrëveshjes me Bullgarinë, si me propozimin francez, por u larguan nga salla e Kuvendit.

Argument shtesë pse kjo është lojë politike është fakti se me vite në programin e OBRM-PDUKM-së thuhej me vite se çdo zgjidhje me Greqinë duhet të gjendet në referendum. Dhe kur erdhi momenti, partia e bojkotoi atë”, tha Mariçiq në emisionin “Top Tema”.

Sipas tij, nëse OBRM-PDUKM do të ishte kundër Marrëveshjes me Bullgarinë dhe propozimit francez, do të kishin votuar kundër.

“Pse u prit 5 vjet? Pse bëhet referendum atëherë, për çfarë qëllimi? Nëse janë kundër, atëherë pse po mbahet referendumi? Sipas meje, nëse mbahet referendum, atëherë duhet të jetë me një pyetje tjetër – jo nëse jeni për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, por nëse jeni për anëtarësim në BE? Janë vendosur kushtet, miratohet korniza e negociatave. Askush nuk mund ta sfidojë identitetin tonë pa vullnetin dhe dëshirën tonë dhe nuk kemi vullnet për ta fshirë një gjë të tillë”, tha Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat