Më 28 shtator do të publikohet pakoja e re e ndihmës për biznesin në Maqedoni

Maqedonia

Më 28 shtator do të publikohet pakoja e re e ndihmës për biznesin në Maqedoni

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Pako e re e masave për biznesin do të shpallet më 28 shtator, njoftoi sot kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, pas takimit me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ku morën pjesë edhe përfaqësues të 10-të kompanive më të mëdha konsumatuese të energjisë elektrike në vend.

Azeski tha se masat tashmë janë duke u finalizuar, ndërsa qëllimi i tyre është ruajtja e konkurrencës së kompanive dhe vendeve të punës.

“Bashkëpunimi me Qeverinë në muajt e fundit ka qenë në nivelin më të lartë dhe thelbi është të ndihmohet aty ku është më e nevojshme”, theksoi Azeski.

Ndërsa ministri Bekteshi, theksoi do të sigurohet energji elektrike e mjaftueshme për kompanitë, por po bëhen përpjekje maksimale që çmimi i energjisë elektrike të jetë sa më racional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat