Kriza energjetike në Maqedoni prek kompanitë, Azeski: Kanë rritje të faturave prej 4 deri 6 përqind

Maqedonia

Kriza energjetike në Maqedoni prek kompanitë, Azeski: Kanë rritje të faturave prej 4 deri 6 përqind

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Edhe kompanitë e mëdha po e ndjejnë krizën energjetike dhe po kërkojnë ndihmë nga Qeveria.

Disa prej tyre e kanë ndërprerë prodhimin, kurse kanë rritje të faturave të rrymës 4 deri në 6 % më shumë se nga fillimi i krizës.

Këtë e tregoi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, në takimin që 10 kompanitë më të mëdha në vend e patën me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

U vendos që deri të martën kompanitë t’i përpilojnë kërkesat e tyre me qëllim që të mund të ruajnë vendet e punës dhe të funksionojnë.

“Feni tregoi se duhet të vendosë nëse do të aktivizojë prodhimtarinë më 1 tetor, disa thanë që ju përfundojnë marrëveshjet, kështu që kërkesat tek të gjithë janë ndryshe. Megjithatë të gjithë u shprehën se kanë nevojë për mbështetje shtesë për shkak se me konkurrencë në rajon janë në gjendje më të dobët sepse atje kanë çmime të garantuara”, deklaroi Branko Azeski, Kryetar I Odës Ekonomike Të Rmv-së.

Javë më parë Qeveria arriti marrëveshje me Bullgarinë për ndihmë me energji elektrike me qëllim që të ndihmohet ekonomia dhe kompanitë në vend. Ministri Bekteshi tha se nesër grupet e punës do të udhëtojnë për në Bullgari që të merren vesh për çmimin dhe sasinë e nevojshme të energjisë.

“Të gjitha përpjekjet që i bëjmë, nuk i bëjmë që të kemi çmim sipas bursës HUPEX, që do të thotë se bëjmë përpjekje që të kemi çmim racional që mund t’i përballojnë kompanitë tona që janë në tregun e lirë. Nuk flasim vetëm për sigurim të energjisë elektrike sepse i kemi ato sasi nga importi dhe nuk kemi problem në atë pjesë, problem është pjesa e çmimit”- pohoi Kreshnik Bekteshi, Ministër I Ekonomisë.

Deri në fund të muajit Qeveria do të publikojë se çfarë do të përmbajë pakoja për ndihmë të bizneseve, ndërsa përparësi do t’u jepet bizneseve që prodhojnë dhe eksportojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat