Ulet numri i infektimeve me COVID-19 në Maqedoni, po i shihet fundi pandemisë

Maqedonia

Ulet numri i infektimeve me COVID-19 në Maqedoni, po i shihet fundi pandemisë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 00:54
Foto ilustrim

Java që lamë pas kishte numrin më të vogël të vdekjeve nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë në 2020. Kështu ka informuar kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndërsa nga Zheneva ka fol edhe për Raportin më të fundit të OBSH-së.

“Javën e kaluar numri i raportimeve të vdekjeve ka qenë më i vogli që nga marsi i vitit 2020. Nuk kemi qenë asnjëherë më afër përfundimit të pandemisë… Ende nuk kemi arritur aty, por fundi po shihet”, deklaroi dr. Ghebreyesus.

Në Raportin e fundit javor të OBSH-së, të dhënat tregojnë se vdekjet ranë me 22 për qind javën e kaluar në vetëm rreth 11.000 në mbarë botën.

Në të njëjtën kohë, janë shënuar 3.1 milionë raste të reja me Kovid-19, që është rënie prej 28 për qind dhe vazhdim i trendit të rënies së rasteve të virusit në çdo pjesë të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat