Arrestohet një 26-vjeçar në Shtip, kapet duke vjedhur

Maqedonia

Arrestohet një 26-vjeçar në Shtip, kapet duke vjedhur

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

MPB njofton se dje policia ka arrestuar një 26-vjeçar nga Shtipi i cili është kapur duke vjedhur në një veturë.

“Më 18.09.2022, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Shtip ia kanë hequr lirinë S.S.(26) nga Shtipi, për shkak se rreth orës 13:00 në rr. “Sremski Front” në Shtip është kapur duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një garazh, me ç’rast ka marrë para nga automjeti.

Pas plotësimit të dokumentacionit për rastin kundër S.S. do të ngritet kallëzim penal përkatës”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat