Dimitrov: Maqedonia e Veriut nuk ka gatishmëri për të bërë ndryshime

Maqedonia

Dimitrov: Maqedonia e Veriut nuk ka gatishmëri për të bërë ndryshime

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 11:48
Angel Dimitrov

Çështja me Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme, mirëpo përsëri nuk ndodhi asgjë. Nuk ka gatishmëri për ndonjë ndryshim, thotë në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “BGNES”, bashkëkryetari bullgar i Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Angel Dimitrov.

Deklaratat e Dimitrovit vjen pas takimit të javës së kaluar që u mbajt në Shkup.

“Kjo është një sinjal për qëndrimet e përgjithshme, por parasë gjithash për atmosferën në të cilën punon komisioni i përbashkët për çështje historike në takimin e 20-të. Nuk ka gatishmëri për çfarëdo përgatitje”, tha Dimitrov.

Ai ndan përshtypjet e tij për atmosferën në të cilën ishte ulur komisioni javën e kaluar. Sipas tij, televizionet kryesisht janë marrë me propozimin, përkatësisht, siç thotë Dimitrov, më tepër me kërkesën e OBRM-PDUKM-së për shpalljen e referendumit në të cilin Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë do të refuzohej plotësisht.

“Kjo atmosferë ishte sfondi në të cilin u zhvilluan bisedat tona. E kam parë qartë shqetësimin e disa kolegëve të mi, sepse disa prej tyre kanë thënë se i nënshtrohen kërcënimeve dhe presioneve kur ndryshojnë diçka në pozicionin e tyre”, thekson Dimitrov, duke shtuar se “kjo tregon qartë se çfarë po ndodh në RMV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat