Moti në Maqedoni, me vranësira dhe reshje shiu

Maqedonia

Moti në Maqedoni, me vranësira dhe reshje shiu

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoni do të mbaj pjesërisht me vranësira, ndërsa nga mesdita dhe pasditja me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu.

Gjatë rajonit të Vardarit do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 21 gradë.

Pjesërisht mot me vranësira dhe me diell do të mbaj edhe në Shkup.

Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.

Në ditët në vijim mëngjeset do të jenë të ftohtë me temperatura të ulëta, ndërsa deri të premten temperaturat e ditës do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit dhe do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira.

Reklama

Në ditët e fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell me rritje graduale të temperaturës ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat