Qeveria e Maqedonisë do të zgjeroj listën e produkteve me marzhë të kufizuar

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë do të zgjeroj listën e produkteve me marzhë të kufizuar

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po mendon në zgjerimin e listës së produkteve me marzhë të kufizuar.

“Ekipi ekonomik i qeverisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara dhe në këtë kuadër, siç është paralajmëruar edhe më parë, do të ketë një listë të zgjeruar të produkteve pas përfundimit të analizave të nevojshme të tregut”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Muhamed Hoxha.

Qeveria ka marrë dje vendimin për të zgjatur kohëzgjatjen e masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë në tregtinë me pakicë dhe shumicë për tre muajt e ardhshëm, pra deri në fund të vitit.

Me këtë është vazhduar vlefshmëria e vendimit aktual për atë qëllim, vlefshmëria e të cilit është deri në fund të këtij muaji.

Vendimi, siç ka kujtuar Hoxha, është marrë për shkak të nevojës për të kufizuar rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë, si dhe për shkak se gjendja e tregut tregon se çmimet nuk janë stabilizuar.

Në këtë mënyrë, rritja eventuale e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë do të shkaktohet nga rritja e çmimeve të importit dhe këmbimit, si dhe rritja e kostove të prodhimit.

Me vendim të qeverisë, marzhi tregtar i shoqërive tregtare dhe individëve pjesëmarrës në zinxhirin tregtar të bukës së bardhë, të prerë në copa ose të plota, sheqer të bardhë dhe vaj luledielli ushqimor, është vendosur deri në 5 përqind në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Ndërkaq, shuma e marzhit tregtar të shoqërive tregtare dhe individëve tregtarë pjesëmarrës në zinxhirin tregtar të miellit të grurit – tip 400 dhe tip 500, makarona dhe spageti nga gruri i fortë, orizi i bardhë maqedonas dhe qumështi i përhershëm i lopës me përmbajtje yndyre prej 2,8 për qind, 3.2 për qind dhe 3.5 për qind yndyrë qumështi dhe vezë është deri në 10 përqind në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat