Regjistrohen 98 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 98 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 775 teste, ndërsa janë regjistruar 98 raste të reja me COVID-19.

Nga atje theksojnë se sot janë regjistruar 79 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSH njoftojnë se sot nuk është konfirmuar asnjë viktimë nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 342.413, numri i të shëruarve është 332.229, numri i të vdekurve është 9.524, ndërsa numri i rasteve aktive është 660.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat